“Que miras bobo”, apo në shqip “çfarë po shikon budalla?”, ishte një frazë me të cilën Lionel Messi ishte komentuar shumë disa vite më parë, pas një fjalosje me dikë në një konferencë shtypi.
Megjithatë, ky term është rikthyer në vëmendje, pasi Cristiano Ronaldo e tha të njëjtën frazë së fundmi gjatë një bashkëbisedimi me Georgina Rodriguez.
Derisa bisedonin mes vete, partnerja e tij, i tha në formë shakaje: “Çfarë budallai je!”. Me t’iu kthyer në memorie, Ronaldo këtu përsëriti frazën e famshme të Messit: “Çfarë shikon budalla?”.
Pas kësaj, Georgina e cila ishte ulur pranë yllit portugez, filloi të qeshte lehtësisht.
Derisa bisedonin mes vete, partnerja e tij, i tha në formë shakaje: “Çfarë budallai je!”. Me t’iu kthyer në memorie, Ronaldo këtu përsëriti frazën e famshme të Messit: “Çfarë shikon budalla?”
Pas kësaj, Georgina e cila ishte ulur pranë yllit portugez, filloi të qeshte lehtësisht.
Videoja në të cilën bashkëbisedonin dyshja, ishte publikuar në kanalin zyrtar të Ronaldos.
Fraza, të cilën e përmendi ai, u bë virale menjëherë, ku shumë spekuluan se po përsëriste Messin. /Telegrafi/