Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me fitore sezonin e ri të UEFA Nations League, pasi mposhti 2:1 Ukrainën në Pragë.
Në pjesën e parë nuk pati gola, dy kombëtaret luajtën shumë kujdesshëm, por në të dytën u realizuan tri, shkruan Indeksonline
Fillimisht ishin “vendasit” që shënuan gol me anë të Konoplya në minutën e 49’të.
Jasir Asani | ???????? Ukraine 1-2 Albania ????????pic.twitter.com/j40n9GBpBj
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 7, 2024
Kundërpërgjigjja e Shqipërisë erdhi shpejt, me golin e Ardian Ismajlit në minutën e 54’të.
Kurse golin e fitores e shënoi Jasir Asani në minutën e 66’të.
Shqipëria tani shkon në kuotën e tri pikëve në pozitën e dytë. Kurse kundërshtari i ardhshëm do të jetë Gjeorgjia në “Air Albania”.
Ardian Ismajli | ???????? Ukraine 1-1 Albania ???????? pic.twitter.com/ul6EBaEj7l
— Utd_JOSH (@Utd_JOSH10) September 7, 2024