Hoxhë Blerim Musliu vizitoi disa shkolla në komunën e Klinës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Hoxhë Blerim Musliu, në ditën e parë të fillimit të mësimit, ka vizituar dhe uruar disa nga shkollat e komunës së Klinës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Këtë e ka bërë të ditur hoxha nga Klina, ku ka publikuar edhe disa fotografi.
Ky është postimi i plotë i tij në FB:

Duke qenë të vetëdijshëm se arsimi dhe edukimi kanë një pozitë të lartë edhe në mësimet e fesë, nënkuptohet se gjëja më e rëndësishme që mund t’i ofrojmë shoqërisë sonë është një arsimim dhe edukim cilësorë.
Nisur nga kjo premisë, i përgëzuam dhe i uruam drejtorët, por edhe stafin mësimor për punën që bëjnë, duke lutur Zotin që t’i shpërblejë e t’u japë elan e vullnet në angazhimet e tyre.
Në shenjë përkrahje e nxitje, për nxënësit e klasave të para dhe nxënësit me kushte të dobëta, dhuruam afër 100 çanta me fletore.
Dua që këtu të falënderoj për mikpritjen dhe bashkëpunimin drejtorët e shkollave:
Drejtorin e ShFMU-së “Avni Zhabota” në Shtupel – Kërrnicë, z. Ismet Dauti;
Drejtorin e ShFMU-së “Azem Bejta” në Grabanicë – Kpuz, z. Fadil Berisha;
Drejtorin e ShFMU-së “Isa Boletini” në Drenoc – Poterq, z. Adnan Beqiri;
Drejtoreshën e ShFMU-së “Xhafer Gashi” në Përçevë, znj. Arife Krasniqi;
Drejtorin e ShFMU-së “Ymer Berisha” në Siqevë, z. Isni Raci.
Falënderoj gjithashtu edhe Sali Berishën dhe Drejtorinë e Arsimit të Komunës për shoqërimin dhe koordinimin!
Qoftë një vit i mbarë e me suksese!