Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas institutit, vranësirat më të theksuara paraqiten ditën e shtune.
“Në mëngjes do të ketë ngrica dhe mjegull të lehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Reshje shiu nuk parashihet të ketë, përpos riga të dobëta dhe të izoluara në disa pjesë të vendit, kryesisht në jug dhe juglindje. Bazuar në këtë situatë meteorologjike ditën e premte cilësia e ajrit do të jetë në vlerat e pashëndetshme, derisa të shtunën pritet përmirësim i vogël”, thuhet në njoftim.