Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij gjatë ditës së sotme në Pejë.
Mësohet se personi që u gjet pa shenja jete është, Mitëhat Lipa.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot me datë 25.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është njoftuar se në një banesë në rrugen ” Lekë Dukagjini” në Pejë, një person është pa shenja jete.
Njësitet relevante menjëherë kanë shkuar ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, për rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes””, ka thënë Rugova.