Deri më 11 dhjetor subjektet politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë

Duke filluar nga 1 shtatori e deri më 11 dhjetor 2024, partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur mund të paraqesin në KQZ, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, kërkesën e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen, më 9 shkurt 2025, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Gjithashtu, sipas tij, deri më 11 dhjetor 2024, subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje, duhet të dorëzojnë edhe listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen më 9 shkurt. VV-ja, LDK-ja dhe PDK kanë deklaruar se do të shkojnë vetë në zgjedhje.

Ndërsa, AAK-ja e Haradinaj ka nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor me Nismën e Fatmir Limajt.