Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për bisedat që ka pasur në takimet me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Peter Welch.
Kurti ndër tjerash ka thënë se me ta ka biseduar edhe për rëndësinë e zbatimit në plotni të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit, dhe pranimit e nënshkrimit të saj nga ana e Serbisë, për të cilën Kurit thotë se shteti serb po refuzon dhe po shkel vazhdimisht marrëveshjen.
Ai thotë se me ta ka folur edhe për zgjedhjet amerikane më 5 nëntor që Kurti i ka quajtur si historike.
“Iu shpreha interesin dhe gatishmërinë e plotë që bashkarisht të punojmë në thellimin edhe më tej të marrëdhënieve me aleatin e partnerin tonë kryesor Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e atë në shkëmbimin tregtar, ekonomik, por edhe më gjerë. Biseduam dhe për zgjedhjet historike presidenciale në ShBA të cilat do të mbahen më 5 nëntor dhe gjallërinë e vlerat e rrënjosura të demokracisë së fuqishme amerikane, mbi zhvillimet në vend e rajon, si dhe për rëndësinë e zbatimit në plotni të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit, dhe pranimit e nënshkrimit të saj nga ana e Serbisë, e cila po e refuzon dhe shkel në vazhdimësi marrëveshjen”, ka thënë ndër tjerash Kurti.