Gjendja aktuale në pikat kufitare, kaq janë pritjet për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm, ka përditësuar të dhënat e fundit për pritjet në kufi.

Për të dalë nga Kosova, mërgimtarët që kanë marrë rrugën e kthimit, po presin deri në 30 minuta në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdar.

Në pikat tjera kufitare, pritjet nuk zgjasin më shumë se 10-15 minuta.