Njoftim për Ndërprerje të Planifikuar të ujit në Klinë

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. Pejë
Njësia Operative – KLINË

Njoftim për Ndërprerje të Planifikuar të ujit në Klinë

Për shkak të punimeve të planifikuara në sistemin furnizues, sot më 15 Gusht 2024, (ditë e enjte) nga ora 07:00 e mëngjesit, përreth 6 orë, do të ndërpritet furnizimi me ujë për konsumatorët e lagjes afër Kishës katolike në Klinë, ata përgjatë rrugës “Hasan Prishtina”, sheshit “Faruk Elezaj”, Lagjes “Arbëria” si dhe ata të fshatrave Zajm dhe Polce.

Punimet për ndërrimin e Gypit AC me Gyp PE RC 315mm dhe 160mm tashmë po mbyllen me sukses nga operatori i kontraktuar.

Hapja e kanalit dhe saldimi i gypave është para përfundimit, ndërsa, sipas planit dinamik të punimeve, ndërprerja e nesërme ndërlidhet me punimin e pusetës dhe ngjitjen e Gypave të rinjë me Gypin furnizues.

Me mirëkuptim:
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë