Aderimet në PDK, Dega në Klinë kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.
Kryetari i PDK-së në Klinë, Sokol Bashota ka bërë të ditur se kësaj partie tashmë i është bashkuar edhe Fejzë Gashi nga Përqeva, djali i Cenë Gashit të ndjerë, i cili në vitet e 70-ta nxori nga shpella eshtrat e Heroit kombëtar Azem Galica.
“Fejzë Gashi është një djalë i ri premtues, punëtor dhe i edukuar në frymën paraardhësve të tij, i cili prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës do të investojë në ndërmarrësit e rinj premtues dhe do u krijojë edhe më shumë mundësi e hapësirë të rinjve, për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin tonë.”, shkruan Bashota në FB.