Superliga vjen sot me dy ndeshje interesante të javës së parë

Dje ka nisur sezoni i ri futbollistik në Kosovë, me ndeshjet e Superligës.

Ferizaji e mposhti Feronikelin ‘74 me rezultat 2-1, ndërsa Llapi e Gjilani, u ndan baraz 1-1.

Sot zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera të javës së parë të Superligës.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, kampioni në fuqi, Ballkani është nikoqire e Dukagjinit, ndeshje e cila nis nga ora 17:00.

Ndeshja e fundit, ajo mes Prishtinës dhe Suharekës, zhvillohet nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”