Serbët nisin protestën kundër hapjes të Urës së Ibrit, KFOR-i dhe Policia në vend të ngjarjes

Në orën 11:00 ka nisur protesta e paralajmëruar nga serbët lokalë të veriut, të cilët e kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit.

Me nisjen e protestës, janë shtuar njësite të KFOR-it, të cilat janë të stacionuar pranë Urës së Ibrit.

Njëkohësisht ka edhe një numër më të lartë të njësiteve të Policisë se Kosovës që janë angazhuar për siguri.

Protesta është iniciuar nga disa serbë lokalë për të kundërshtuar hapjen e Urës mbi Lumin Ibër.