Një çiklist ka humbur jetën në fshatin Magure të Lipjan, pasi është goditur nga një veturë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Një mashkull kosovar (çiklist) ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.