Ndërrimi i Komandës në Komandën rajonale perëndimore të KFOR-it

Pejё, 30 Korrik 2024. Një ceremoni e mbajtur në kampin Villaggio Italia shënoi ndërrimin e Komandës në Komandën Rajonale Perëndimore të KFOR-it të udhëhequr nga NATO (KFOR), ndërmjet Regjimentit të 1-rë Bersaglieri në largim të Brigadës Garibaldi dhe Regjimentit të 62-të te Këmbësorisë, Brigada Aosta në ardhje.

Në ceremoninë e kryesuar nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral major Özkan Ulutaş, morën pjesë autoritete të shumta, përfshirë zëvendësambasadorin italian në Kosovë, Ugo Ferrero, zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral brigade, Federico Bernacca, përfaqësues të Organizatave Ndërkombëtare, autoritetet fetare dhe kryetarët e disa komunave.

Gjeneral major Ulutaş shprehu mirënjohjen e tij të përzemërt për personelin e Regjimentit të Parë Bersaglieri, për angazhimin e tyre të qëndrueshëm dhe shërbimet e shkëlqyera në mbështetje të përpjekjeve të përditshme të KFOR-it drejt një mjedisi të mbrojtur dhe të sigurt, për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Ai gjithashtu vlerësoi kontributet e mëparshme të Italisë për KFOR-in dhe për stabilitetin rajonal, si dhe iu uroi një mision të suksesshëm trupave të Regjimentit të 62-të të Këmbësorisë të Brigadës Aosta.
Koloneli Francesco Ferrara, komandanti i RC-W në largim, falënderoi Gjeneral major ULUTAŞ-in për udhëheqjen e tij, si dhe shprehu mirënjohje për burrat dhe gratë e njësisë së tij, për angazhimin e tyre të palodhur gjatë 6 muajve.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar për një mjedis të mbrojtur dhe te sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është përgjegjesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë.