Pasditen e djeshme një person është vetëaksidentuar në fshatin Kamenicë të Istogut.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore si dhe me dëme materiale ku ishte i përfshirë vetëm një automjet me targa vendore si dhe me drejtues mashkull K/Shqiptar i cili në një moment humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe përplaset për disa drunje duke u rrokullisur në një kanal”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.