Komuna e Klinës në faqen zyrtare FB ka publikuar një shkrim ku thuhet se kërkon të hetohet pretendimi i LVV-së për mitmarrje
Ky është shkrimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Komuna e Klinës ka marrë me shqetësim pretendimet e ngritura nga një anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë për mitmarrje, në konferencën e saj të mbajtur për media të datës 28 qershor 2024, siç pretendohet në këtë konferencë për media për “blerje të vendit të punës”.
Për hirë të sqarimit të opinionit, ju informojmë se ne kemi reaguar dhe nëpërmjet një shkrese zyrtare kemi kërkuar nga Policia e Kosovës që personat e përfshirë të intervistohen dhe kjo çështje të hetohet dhe zbulohet sa më parë.
Komuna e Klinës është institucion transparent dhe do të bashkëpunojë ngushtë me organet relevante për zbardhjen e këtij rasti të pretenduar.