Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se në Kosovë është duke qarkulluar virusi A i gripit.
Andaj IKSHP rekomandon që të vaksinohen personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.
Po ashtu ky Institut apelon për higjienë personale dhe të evitohen vendet ku ka shumë njerëz.
Njoftimi i IKSHP-së
Qytetarë të nderuar! Virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë, andaj rekomandohet të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit. Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër