Sonte zhvillohen dy super ndeshje në raundin e çerekfinaleve të Euro 2024.
Nga ora 18:00 zhvillohet “finalja para finales”, ajo mes Kombëtares së Spanjës dhe nikoqirit, Gjermanisë, shkruan Indeksonline
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin e Stuttgartit.
Nga ora 21:00 Kombëtarja e Francës takohet me Portugalinë, edhe kjo është një “finale para finales”, por fati e deshti që këto dy gjigante të takohen në fazën e çerekfinales.
Takimi mes “Gjelave” dha Portugalisë zhvillohet në stadiumin “Volkspark” në Hamburg.
Kujtojmë që fituesit në këto dy duele do të luajnë mes vete në gjysmëfinale të Euro 2024.