Në sallën e sporteve “Adem Jashari”, dje, KFOR-i Italian i dhuroi klubit të hendbollit të femrave “Dukagjini”, fanella dhe pajisje të tjera sportive.
E pranishme në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve ishte edhe nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi Selmanaj.
Në shenjë falënderimi, Klubi sportiv “Dukagjini” ndau mirënjohje për KFOR-in Italian përmes përfaqësuesit të tyre.
Nënkryetarja Selmanaj u shpreh që komuna e Klinës gjithmonë është falënderuese për mbështetjen dhe donacionet në fusha të ndryshme, si arsim, shëndetësi, sport, etj.