KF Dukagjini përforcohet me sulmuesin iranian

Ali Babaei, përforcimi më i ri i KF Dukagjinit.

Këtë e ka bërë të ditur vet ekipi klinas përmes një postimi në FB.

“KF Dukagjini njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin iranian, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Ferizajt.

23-vjeçari në të kaluarën është aktivizuar edhe në Turqi, te Ankara Keçiörengücü.

Ali Babaei do të jetë ndihmesë dhe vlerë e shtuar për fazën sulmuese dhe ekipin tonë.

Mirë se vjen Ali ????”, shkruhet në njoftim.