Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë duke zhvilluar një takim në këto çaste në Kuvendin e Kosovës.
Takimi vjen vetëm pak minuta pas përfundimit të një takimi të kryesisë brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Takimet mes Kurtit e Mustafës, po zhvillohen pas shumë përpjekjesh që të arrijnë një marrëveshje mes tyre, e cila do të qojë në formimin edhe rinisjen e punës së institucioneve të vendit.
Ky takim vjen menjëherë pas takimit të djeshëm mes Kurtit e Thaçit.
Derisa sot VV-ja mbledhi kryesinë e saj, ku lideri i kësaj partie, Albin Kurti, konfirmoi se do të zhvillojnë së shpejti takime me Mustafën.
Gjatë ditës së djeshme, Kurti përmes një video, prezantoi 5 emrat e ministrave në qeverinë e tij.