Një burrë në Skenderaj është arrestuar pasi dyshohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij me nënshtetësi kanadeze. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se viktimës tashmë i është lëshuar urdhër mbrojtës.
E njëjta, sipas policisë, ka marrë edhe trajtim mjekësor.
Skenderaj 29.06.2024 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është kategorizuar si “dhunë në familje/lëndim i lehtë trupor”.