Asambleisti i AAK-së në Istog Arianit Selmanaj, është rikthyer në LDK. Selmanaj ka bërë të ditur se ka vendosur t’i bashkangjitet Grupit të këshilltarve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Selmanaj ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas një periudhe reflektimi dhe vlerësimit të angazhimit të tij politik dhe se ka arritur në përfundimin se bashkimi me LDK-në është zgjedhja më e mirë për të dhe bashkëqytetarët e Komunës se Istogut.
“Unë, Arianit Selmanaj, Anëtar i Kuvendidit në Komunën e Istogut, dëshiroj të njoftoj publikisht se kam vendosur t’i bashkangjitem Grupit të këshilltarve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Pas një periudhe reflektimi dhe vlerësimit të angazhimit tim politik, kam arritur në përfundimin se bashkimi me LDK-në është zgjedhja më e mirë për mua dhe për bashkëqytetarët e Komunës se Istogut.
Si një njeri i fjales dhe kontribues i rëndësishëm në komunitet me përvojë të gjerë në fushën e financave, besoj se ky ndryshim është në përputhje me interesat e komunitetit. Nën udhëheqjen e LDK-së, mund të jap angazhimin më të madh për të mirën e qytetarëve të Komunës sonë”, ka thënë Selmanaj.
Ndërsa ka thënë se beson fuqishëm që ky ndryshim është një hap i rëndësishëm drejt përparimit dhe fitoreve në të ardhmen.
“Dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen dhe besimin që më është dhënë nga votuesit dhe bashkëpunëtorët gjatë kohës së qëndrimit tim në AAK. Një falenderim i veçant shkon për kryetarin e deges së LDK-së dhe kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati, strukturave udhëheqëse të LDK-së, shoqërisë, miqve dhe familjes për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë. Une besoj fuqishëm se ky ndryshim është një hap i rëndësishëm drejt përparimit tonë të përbashkët drejt fitoreve në të ardhmen”, ka thënë Selmanaj.