Caraviku po bëhet me park, lajmin e jep kryetari Zenun Elezaj

Një hapësirë publike në Caravik, që është në mes të fshatit, deri para pak vitesh shfrytëzohej si fushë e futbollit të vogël nga të rinjtë e fshatit.

Fatkeqësisht u mbush me mbeturina inerte ilegalisht, për t`i dhënë këtë pamje të keqe fshatit e për t`i lënë të rinjtë pa ndonjë hapësirë për rekreacion.
Kërkesat për pastrim, largim të mbeturinave e ndërtim të parkut ishin të vazhdueshme nga banorët e zëshëm të fshatit.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka thënë se në koordinim më Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, në kuadër të planifikimeve buxhetore për ndërtimin e parqeve në fshatra, e kanë bërë projektin që buxhetit të komunës do t`i kushtojë afër 40 000 euro që e bënë parkun më të kushtueshëm të ndërtuar në fshatra nga Komuna e Klinës.

“Punëtorët sot filluan punën për largimin e mbeturinave, ndërsa pas vetëm disa javëve ky vend do t`i ngjajë parqeve të vogla europiane.
Pamje më të bukur do të merr edhe kroi i fshatit, i ndërtuar nga vet banorët para dhjetëra viteve e i cili ka shërbyer si burim uji.

Në kuadër të projektit do të bëhet do të bëhet:

Pastrimi i deponisë ilegale të mbeturinave,
Ndërtimi i parkut me kënd të lojërave e ndriçim publik,
Rregullimi i kroit të fshatit dhe
Shtrirja e rrjetit të ndriçimit publik në rrugën kryesore të fshatit.

Caraviku është pasqyrë e qeverisjes tonë e investimeve pa dallime partiake e gjithëpërfshirëse, por edhe dëshmi e shembull i duhur se qytetarët i zgjedhin udhëheqësit e përfaqësuesit e tyre duke i vlerësuar në mënyrë të arsyeshme e në bazë të përformancës”, shkruan Elezaj.