Klubi nga Klina, KF Dukagjini ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin Ismet Munishi për stolin e ‘hithave’.
Ishte vet trajneri që e konfirmoi këtë lëvizje më herët, i cili tha për Sinjalin se ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me Dukagjinin.
“Marrëveshjen e kemi ba për një vit, presim me punu, kushtet i kemi t’mira për punë”, tha ai për Sinjalin.
Postimi i plotë i Dukagjinit pas zyrtarizimit:
Klinë, më 4 qershor 2024, sot në zyret e klubit tonë është nënshkruar kontrata bashkëpunimi me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoj se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës.
Na prift e mbara, Ismet Munishi