Ismet Munishi do të jetë kryetrajner i Dukagjinit

Skuadra e Dukagjinit do të bëhet me trajner të ri së shpejti.

Burime të Klankosova.tv marrin vesh se Ismet Munishi do të jetë kryetrajner i Dukagjinit.

Munishi dhe klubi nga Klina janë marrë vesh për kontratën dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet së shpejti.

Ndryshe, Dukagjini i ndau rrugët me trajnerin e deritanishëm Armend Dallku, pas një bashkëpunimi katërvjeçar.

Klinasit në sezonin e shkuar u pozicionuan në vendin e shtatë duke grumbulluar 45 pikë. /Klankosova.tv.