Klan Kosova
Kurti e publikon logon e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës: Aty e gjejmë simbolin e shqiponjës dykrenare
30.05.2024 09:27
Logoja zyrtare e përvjetorit të 25-të të çlirimit të Kosovës
Logoja zyrtare e përvjetorit të 25-të të çlirimit të Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka publikuar logon zyrtare në nder të 25-vjetorin të çlirimit të Kosovës.
Kurti tha se frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat janë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet e Kosovës, për të cilat tha se vijnë të rifreskuara me dizajn modern.
“Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, shkroi Kurti.