Më 30.05.2024 (e Enjte), në sallën e Kuvendit të Komunës se Klinës do të mbahet seanca e V-të e rregullt të punës së kuvendit për vitin 2024.
Seanca fillon në orën 10:00 me këtë rend dite:
Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi he miratimi – procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë: 26.04.2024,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve të Komitetit për Politik dhe Financa nga mbledhja e rregullt
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimeve te Komitetit për Politikë dhe Financa nga mbledhja e jashtëzakonshme
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shtim të buxhetit për projektin “Furnizim me mekanizma bujqësorë Lot.1 Multikultivator” (Ref.drejt.fin),
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shtim të buxhetit për projektin “Ndërtimi i serave për përfitues individual” (Ref.drejt.fin),
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për plotësim-ndryshim të vendimit 01Nr.06-6135/2024 per bartjen dhe shpërndarjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2023
8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ri-alokim të mjeteve në kudër te kategorisë së shpenzimeve kapitale (Ref.drejt.Fin.),
9. Shqyrtimi i raportit nga procesi i organizimit të konsultimit publik për draft- rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës ne Komunën e Klinës (Ref.grupi punues)
10. Shqyrtimi dhe miratimi i draft-rregullores për organizimin sistematizimin dhe klasifikimin e vendeve tẻ punës në Komunën e Klinës (Ref. drejt. brendshëm, Administratës),
11. Shqyrtimi i raportit nga procesi i organizimit të konsultimit publik për draft- rregulloren për taksa, tarifa dhe ngarkesa komunale(Ref.grupi punues),
12. Shqyrtimi dhe miratimi draft-rregullores për taksa, tarifa dhe ngarkesa komunale,
13. Shqyrtimi i raportit lidhur me punësimet në komunë dhe punësimet me kontrata mbi vepër (Ref. drejt. Administratës),
14. Shqyrtimi i raportit lidhur me numrin e lejeve apo pëlqimeve të lëshuara për operatorët gurthyes (Ref. DUMM), 15. Pyetje dhe përgjigjeje.