Mesazhi i familjes Mehmetaj drejtuar institucioneve kosovare për ndalimin 30 ditësh të Nezirit në Serbi
INDEKSONLINEE Diele, 05 Janar 2020 17:01
Kosovari Nezir Mehmetaj është ndaluar nga autoritetet serbe që nga e premtja.
Mehmetaj i cili udhëtoi drejt Serbisë për arsye shëndetësore të babait të tij, u ndalua teksa po ktheje bashkë me nënën dhe një familjar tjetër.
Edhe pse iu lejua hyrja dhe iu dhanë dokumentet që i mundësonin kthimin, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Madje të njëjtit sot iu caktua edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Lidhur me këtë kanë reaguar edhe familjarët. Përmes një thirrje publike familjarët kanë apeluar tek institucionet përkatëse që të marrin më seriozisht këtë çështje, që ai të lirohet sa më parë, raporton Indeksonline.
“Vllaun tonë dhe vllaun tuaj sot gjykata e Serbisë e ka dënuar me 30 ditë paraburgim, apelojmë të institucionet përkatëse që ta marrin seriozisht këtë çështje që ai të lirohet sa me parë!”, u tha nga familja Mehmetaj./