Ka ndërruar jetë Ramadan Bunjaku, ish i burgosuri politik dhe një nga juristët më të njohur të vendit.
Ish-aktivisti politik vdiq pas një sëmundje, ndërsa për rastin e rëndë kanë njoftuar familjarët e tij.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 17:00, në varrezat e qytetit, në Dragodan
Por, para ceremonisë së varrimit do të mbahet edhe një mbledhje komomerative për nder të jetës dhe veprës së Ramadan Bunjakut.
Mbledhja do të mbahet në ora 15:00, në selinë e Shoqatë të të Burgosurve Politikë në Prishtinë, që ndodhet afër Gjimnazit “Sami Frashëri”.
Bunjaku kishte qëndruar për disa vite në burg për shkak të aktivitetit të tij politik për çlirimin e Kosovës.