Në Klinë, janë intensifikuar përgatitjet për organizimin e Festivalit Folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë Lirisë”, i cili tashmë është bërë tradicional, që nga pas lufta, i cili mbahet çdo vit, për tri ditë me radhë, më 6, 7 dhe 8 qershor.
Sivjet festivali shënon 22 vjetorin e rrugëtimit të tij, rrjedhimisht edhe angazhimet janë shtuar, pasi që edhe nisja e festivalit po afron. Të gjitha strukturat e tij janë në vlugun më të madh të punëve, që nga Këshilli organizativ, Drejtoria artistike, sektori i sportit, informimit.
Ndërkaq, vërehet një angazhim i komunës, sidomos i Drejtorisë për kulturë rini dhe sport, e cila bashkë me këshillin organizativ e ka barrën më të madhe të organizimit dhe mbarëvajtjes së festivalit.
Drejtori për kulturë, rini dhe sport Driton
Bardheci, theksoi se sivjet përgatitjet për mbajtjen e festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë” kanë filluar me kohë.
Në këtë drejtim komuna do ta mbështes financiarisht festivalin, duke u mbështetur në vendimin e asamblesë komunale, por detyra konkrete do të kenë drejtoritë komunale në mënyrë që festivali të jetë ashtu siç duhet.
“Të gjithë bartësit e detyrave e festivalit do të jenë në nivel si kurdoherë më parë. Tashmë e kemi edhe traditën e përvojën në organizimin e këtij evenimenti folklorik mbarëkombëtar.”, theksoi drejtori Bardheci.
Tashmë edhe procedurat e tenderimit janë kryer në afatet ligjore dhe janë shpallur edhe fituesit, për skenë, binë, zërim, akomodim e të tjerë. Festivali Folklorik “I Këndojmë Lirisë”, përkon edhe më ditëlindjen e njërit ndër komandantët më të shquar të UÇK-së, Mujë Krasniqit-Kapuçit, i cili ishte poashtu edhe rapsod i njohur.
Kësisoj, Festivali ka karakter konkurrues, dhe çmimi kryesor është ai i “Muj Krasniqit”, e po ashtu ndahet edhe “Çmimi i Publikut” dhe 12 çmime të tjera.
Vlerësimin, si çdo vjet, edhe sivjet e bënë juria profesionale.
Drejtori i festivalit, Alban Gashi, tha se përgatitjet po ecin mirë për krijimin e të gjitha kushteve të mira për organizimin e festivalit, duke filluar nga skena , për përformimin sa më të mirë të artistëve që do të ngjitën në skenë.
për aktivitetet sportive. Tashmë drejtoria artistike ka filluar aktivitetin në shpërndarjen e ftesave për ansamble, grupe që do të jenë pjesëmarrës në festival.
Drejtori i festivalit, Alban Gashi, theksoi se do të krijohen kushte për të gjithë ata që angazhohen e punojnë për organizimin e festivalit. Drejtoria artistike e Festivalit, që bënë përzgjedhjen e grupeve, rapsodëve e valltarëve ka konfirmuar pjesëmarrja do të jetë e madhe. Daut Gashi, nga kjo drejtori njoftoi se tashmë 90 për qind e ansambleve, grupeve, rapsodëve me të cilët kemi kontaktuar, në Kosovë, Shqipëri, Luginë të Preshevës, u janë dërguar ftesat dhe ka një gatishmëri të tyre që të prezantohen në festival me vlerat e tyre.
Festivali nisë 6 qershor te Kulla muze ,në Çabiq, në vendlindjen e Mujë Krasniqit.
Enver Maloku, zëdhënës i Festivalit “I këndojmë lirisë!