Komunikatë publike nga familja e Ritman Colit (43 vjeçar – infermier në QKMF Nënë Tereza-Klinë)
Të dashur qytetar,
Ne ju falenderojmë nga zemra për çdo gjë që keni bërë për ne këto ditë të vështira! Shuma për transplant është siguruar nga ju! Përderisa Riki do të vazhdoj proceset për transplant në Zagrep, sigurisht ne do t’iu mbajmë të informuar për gjithçka.
Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës ndaj secilit prej jush!
Në emër te Ritmanit, dhe në emër të familjes Coli, edhe njëherë ju falenderojmë nga zemra për kontributin e dhënë nga çdonjëri nga ju! Ne jemi shumë falenderues ndaj kolegëve te Rikit në QKMF “Nënë Tereza” në Klinë, ndaj bizneseve të komunës së Klinës dhe me gjerë, ndaj çdo qytetari anë e mbanë botës, si dhe ndaj medieve për gaditshmërinë e treguar!
Zoti ju bekoft ju dhe familjet e juaja, tani na mbetet te lutemi për shërimin dhe rikthimin e Rikit pranë familjes dhe shoqërisë sa me parë
Me Respekt,
Familja e Tomë Colit (Babai)
Klinë, Kosovë
21/05/2024