Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite pritet të ketë stuhi të fuqishme në Kosovë, sidomos në zonën lindore, ku priten reshje rrëke, shkarkesa të forta rrufesh dhe breshër, duke çuar vendin në përmbytje.
Fillimisht, moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë pasditës pritet ndryshimi drastik i motit. Përpos pjesën lindore, e cila parashihet me intensitetin më të fuqishëm të stuhisë, edhe në zona të tjera priten zhvillime të vranësirave, duke gjeneruar pak a shumë kushte të tilla, ndonëse më të pakta.
Në zonën me të kuqe, sasia e reshjeve brenda 1 ore parashihet të arrijë rreth 40 mm! Varësisht nga zhvillimi i vranësirave, zona me të kuqe mund të lëvizë pak a shumë në atë pjesë, më poshtë ose më lart.
Pluhuri Saharian do të vazhdojë të fuqizohet, me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë. Nga dita e enjte pritet të tërhiqet nga vendi ynë. /MeteoKosova/