Ju dha lamtumira e fundit Mehmet Vishajt, babait të tre veteranëve të UÇK-së

Sot ju dha lamtumira e fundit Mehmet Vishaj nga fshati Dobërdol i Klinës, babait të tre ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I ndjeri, ishte njeri me vlera kombëtar, punëtor dhe human i njohur, ndërsa kulla e tij ka shërbyer si shtab i UÇK-së.

Në varrimin e Mehmet Vishajt, morën pjesë familjarë, miq e Organizatat e Dala nga Lufta e Fundit, Dega në Klinë, të cilët dhe vunë kurora me lule mbi varr.
/Klina info/