Dy finalistët e Kupës së Kosovës, Prishtina dhe Ballkani kanë mësuar tashmë lokacionin ku do ta zhvillojnë ndeshjen finale të trofeut të dytë më të rëndësishëm të futbollit kosovar.
Finalja e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit pritet të zhvillohet të mërkurën e datës 22 maj.
Deri tani asnjëra nga skuadrat dhe as tifozët nuk e kanë ditur se ku do të zhvillohet kjo finale.
Kjo pas vendi i përhershëm ku zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës, “Fadil Vokrri” gjendet në rinovimin dhe një ndërrim lokacioni ishte i nevojshëm.
Tani ka ardhur edhe përgjigja dhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur për stadiumin ku do të zhvillohet kjo finale.
Finalja e Kupës së Kosovës do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me fillim nga ora 15:00