Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një punëtore e Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë është sulmuar nga nje person.
Sipas policisë, rasti ka ndohur dje rreth orës 10:00, në rrugën “Rrahim Beqiri” të kryeqytetit.
“Viktima, punëtore e Qendrës për Punë Sociale, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin policor.