Misioni në Kosove: KFOR-i i dhuron komplete futbolli ekipit të femrave të Deçanit

01 maj 2024. Dje ushtarët italianë të Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndim (RC-W) dhuruan komplete futbolli për ekipin e femrave të komunës së Deçanit.

Dhurimi i pajisjeve dhe veshjeve sportive për femrat buron nga bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe proaktiv i celulës CIMIC të RC-W dhe është pjesë e projekteve të KFOR-it me qëllim të mbështetjes dhe promovimit të barazisë gjinore dhe krijimit të një mjedisi gjithëpërfshirës duke eliminuar pabarazinë në sport.

KFOR-i zbaton mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – për të ofruar gjithmonë dhe në mënyrë të paanshme një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur, si dhe lirinë e lëvizjes.

KFOR-i është reaguesi i tretë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë, me të cilët KFOR-i punon në koordinim të ngushtë.
….