Burimet fillestare pohuan se dyshohet që, nga të shtënat me armë, ka mbetur i plagosur një person.
Megjithatë, burime të Indeksonline brenda organeve të sigurisë kanë konfirmuar se në fakt bëhet fjalë për dy persona që kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.
Ndërkohë, nga vendi i ngjarjes vihen re forca të policisë, të cilat kanë vendosur edhe shiritin përreth vendit ku dyshohet të ketë ndodhur incidenti.
Konflikti dyshohet të ketë ndodhur mes dy grupe personash: njëri grup nga Prishtina, në mesin e të cilëve gjendet edhe dorasi.
Ndërkaq, grupi tjetër që u bë pjesë e këtij incidenti ishte nga Ferizaj.
Dy viktimat, me prejardhje nga fshati Bibaj, janë bartur me autoambulancë në QKUK