Kosovari, Nezir Mehmetaj është ndaluar nga Policia serb në pikën kufitare në ‘Merdare’.
Policia serb i ka thënë kosovarit se arsyeja e ndaljes ka qenë për shkak se Mehmetaj gjendet në ‘Stop listën’ .
Para 4 orësh është ndalur mërgimtari kosovar Nezir Mehmetaj në kufirin Kosovë – Serbi, saktësisht në Merdare. Klina info merr vesh se Nezir Mehmetaj është nga fshati Rudicë, komuna e Klinës. Mehmetaj ka qenë duke ardhur në Kosovë nga Zvicra që jeton e punon atje. Bashkë me nënën e tij dhe një shok pasi kanë mbërritur në kufi,
Pasi është ndaluar, Mehmetaj i është konfiskuar telefoni dhe që nga ai moment nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët.