Shoqëria civile e rajonit të Pejës ka njoftuar se nesër në Pejë do të marshohet për gruan që u vra sot, ndërkaq sonte do të bëhet ndezja e qirinjve.
Në njoftimin e kësaj shoqërie thuhet se marshi fillon me fillim nga ora 11:00 nga qendra e qytetit për të vazhduar tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë, njofton Klankosova.tv.
“Për të u solidarizuar me Gjyljetën dhe të gjitha viktimat e femicidit, sonte në ora 19:30, në qendër të qytetit do të bëhet ndezja e qirinjve”.
“Ndërsa, nesër, e mërkurë, duke filluar nga ora 11:00 do të organizohet marshi paqësor me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”. Marshi fillon nga qendra e qytetit për të vazhduar tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë”, thuhet në njoftim.