Sot do të zhvillohen tre ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 29-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Kampioni në fuqi, Ballkani do të luaj në udhëtim ndaj Feronikelit ’74.
Skuadra nga Suhareka është lidere e tabelës me 56 pikë, derisa ajo nga Drenasi po lufton për mbijetes, duke u renditur në vendin e tetë me 30 pikë.
Drita e cila renditet në vendin e tretë me 54 pikë, do të jetë mysafire e Lirisë.
Skuadra prizrenase është e fundit në tabelë me 10 pikë dhe është afër rënies nga Superliga.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Prishtinës dhe Gjilanit.
Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e pestë në tabelë me 40 pikë, ndërsa Gjilani është në pozitën e shtatë me 30 pikë.
Të tri ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00