Një person në Klinë është arrestuar pasi ka sulmuar një mashkull tjetër kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, të dyshuarit i është gjetur një sasi e substancave narkotike.
Rasti ta ndodhur të enjten pasmesnate.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”