Sot bëhen 6 vite nga vdekja e ish- zëdhënësit të Komunës së Klinës dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Agron Gashi.
Gashi ishte 44 vjeç, derisa vdekja e tij e papapritur kishte prekur të gjithë miqtë, familjarët dhe qytetarët e komunës së Klinës.
Ishte mesdita e së dielës, ku gjatë një loje futbolli i ndjeri ishte përballur me probleme shëndetësore. Megjithëse i është ofruar ndihma e parë në QKMF ai nuk ka mundur të jetojë.
Gashi dha një kontribut të madh në fushën e gazetarisë, por dhe në fusha të tjera, jo vetëm në Klinë, por dhe në Kosovë./Klina info/