Lojtari i KF Dukagjinit Altin Mërlaku sot gjatë ndeshjes ka mbajtur një bluzë me një fotografi të axhës dhe djalit të axhës së tij, Osman e Armend Mërlaku, me rastin e 25 vjetorit të vdekjes së tyre.
Ndryshe Osman e Armend Mërlaku janë në mesin e 106 civilëve shqiptarë të vrarë në Masakrën e Pastaselit./Klina info/