29 MARS PËRVJETORI I MASAKRËS SË POTERQIT TË EPËRM,

Sot, në 25 vjetorin e masakrës së Poterqit të Epërm, ku kriminelet serb me qëllim të spastrimit etnik vranë e masakruan shqiptarë të pambrojtur e të pafajshëm, kryetari i komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, bashkë me bashkëpunëtorë të komunës, familjarë të të ndjerëve, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë varreve të këtyre martirëve të lirisë.

“Dhimbja jonë dhe e familjarëve bëhet edhe më e madhe kur e dimë që kryesit e këtyre krimeve ende nuk janë dënuar nga drejtësia.

Nderimi dhe përkujtimi i dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për lirinë e vendit është obligim i yni moral e institucional.

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!” – ka thënë kryetari Elezaj.