Kryetari Elezaj njofton se rregullimi i trotuarit dhe ndriçimit publik në Deiq drejt finalizimit

Po vazhdon rregullimi i trotuarit dhe ndriçimit publik në fshatin Deiq.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Klinës, Zenun Elezaj i cili ka dalë në terren për të parë nga afër punën që po kryhen dhe ka shkruan:

Pas asfaltimit të rrugëve dhe shtrirjes së rrjetit të kanalizimit vitin e kaluar, në këtë vit kemi filluar punën për rregullimin e trotuarit në gjatësi prej 1200 metra në fshatin Deiq.
Po ashtu në kuadër të këtij projekti do të bëhet edhe vendosja e ndriçimit publik.
Projekte të tilla që rrisin sigurinë për këmbësorët kemi planifikuar t`i realizojmë edhe në fshatra tjera.
#KomunapërQytetarët