Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi pritet që gjatë këtij viti t’i ketë disa meçe serioze.
Madje përmes rrjeteve sociale, Krasniqi i cili është nipi i boksierit legjendar, Luan Krsaniqi ka paralajmëruar kthimin në ring,
“Është koha për t’u rikthyer”, ka shkruar boksieri shqiptar në rrjetet sociale
Gjatë karrierës së tij, 27-vjeçari ka zhvilluar tetë meçe dhe i ka të gjitha fitore, madje me nokaut.
Meçin e fundit, Krasniqi e kishte zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar ndaj Gabor Detre në “Verti Music Hall”