Kryetari i Komunës së Klinë, Zenun Elezaj bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agron Bacaj, sot kanë inspektuar punimet për ndërtimin e shtëpisë për të moshuar.
“Shtëpia për të moshuar, përveç karakterit rezidencial, do të shërbejë edhe për qëndrim ditor, në të cilën të moshuarit do të kenë hapësira për aktivitete ditore. Ajo do të jetë e pajisur me të gjitha kushtet moderne, edhe me dhoma për kontrolle mjekësore, staf shëndetësor që kujdesen për të moshuar, ashensor, kuzhinë, klima, ndërsa do të akomodojë deri në 40 persona”, shkruan Elezaj në postimin njoftues në rrjetin social FB