Një aksident tragjik ndodhi mbrëmë në fshatin Krushevë të Klinës, ku për pasojë i mori jetën dy personave, pasi u përfshinë një furgon dhe treni
viktimat janë çifti Fahri dhe Vlora Deçani, të cilët ndërruan jetë në spital.
Detaje për ceremoninë e varrimit të çiftit ka dhënë Curr Gjocaj, ish drejtuesi i SHSKUK-së dhe familjari i çiftit.
Ai ka njoftuar se varrimi i Fahri dhe Vlora Deçanit do të bëhet nesër, në ora 14:00.
“Varrimi i çiftit FAHRI dhe VLORA (të cilët me datë 09.03.2024 humbje jetën tragjikisht) do të bëhet ditën e hënë, datën 11.03.2024”, ka thënë Gjocaj në njoftim.
“Funerali niset në ora 13:30 nga Gasallhone-ja ndërsa varrimi në ora 14:00 në varrezat e qytetit të Pejës.
E pamja do të jetë më datat 12 dhe 13 mars 2024 dhe fillon në ora 08″00 deri 12:00 në fshatin Baballoq, komuna e Deçanit dhe do te vazhdon pas iftarit nga ora 18:00 deri në ora 20:00 në qytetin e Pejës. Vendi i të pamës në qytetin e Pejës, do të njoftohet nesër në ceremoninë e varrimit”, ka thënë ai.
Ndërkaq sot gjatë ditës si pasoj e këtij rasti banorët e fshatit Krushevë kanë bllokuar hekurudhën e trenit ku ka ndodhur ngjarja.
Banorët gjithashtu kanë kërkuar vendosjen e laurës në hekurudhë, në këtë ngjarje prezent janë edhe policia e Kosovës të cilët po bisedojn me banorët për t’i bindur ta lirojnë rrugën dhe hekurudhën për qarkullim.