- Dotor Basri Lenjani, ish-drejtor i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka dhënë disa sqarime për zinxhirin e mbijetesës, sa i përket arrestit kardiak.
Përmes një postimi në Facebook, Lenjani ka shkruar se mbijetesa nga arresti kardiak varet nga një sërë ndërhyrjesh, të cilat nuk duhet neglizhuar apo vonuar, pasi në të kundërtën, viktima nuk ka gjasa të mbijetojë.
“Arresti kardiak mund të ndodhë në çdo kohë, kudo. Më shumë se 75% e arresteve kardiake ndodhin jashtë spitalit, dhe prej tyre vetëm 5% arrijnë të mbijetojnë nëse nuk trajtohen në kohën e duhur..
Mbijetesa nga arresti kardiak varet nga një sërë ndërhyrjesh kritike.
Nëse një nga këto veprime kritike neglizhohet ose vonohet, mbijetesa nuk ka gjasa që viktima të mbijetojë.
Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) ka vë në përdorim zinxhirin e mbijetesës.” – ka shkruar Lenjani, i cili ia ka bashkëngjitur postimit edhe një fotografi.